Genta's Diary

Genta's Diary

venerdì 15 gennaio 2016

Hëna

 
Hëna është mbresëlënëse. Shiheni Hënën e plotë, kur qielli është I kthjellët në mes të natës, e do të mbusheni brenda vetes me ndjenja magjike, intensive e të mahnitshme. Ajo ka një joshje të fuqishme e është plot me bukuri. Në kultura të ndryshme për Hënën ka plot legjenda, mite dhe romanca.
   Çdokush ka interes për Hënën apo fazat e saj. Hëna ka zënë gjithmonë një vend të veçantë në jetën tonë, duke nxitur imagjinatën e duke zgjeruar kufijtë e perfytyrimit njerëzor. Jo rrallë, ajo i jep kuptim botës së ndjenjave me gjithë veçoritë e kompleksitetin e tyre.
   Perëndesha e Hënës te grekët e lashtë ishte Selena. Ajo njihet dhe për aventurat e saj të panumërta në dashuri. Selena përshkruhet si një grua e re me fytyrë shumë të bardhë, që udhëton me një karrocë argjendi të tërhequr nga dy kuaj. Shpesh paraqitet e hipur mbi kalë apo mbi dem. Sipas mitit Selena, para udhëtimittë saj të natës në qiell, lahet në det. Selena është një figurë shumë e preferuar e poetëve të dashurisë.
  Hëna është një nga satelitët e planeteve të sistemit tonë diellor dhe i vetmi satelit natyral i planetit Tokë. Dielli ndriçon gjithmonë gjysmën e Hënës që ka përballë tij, përveçse gjatë eklipseve hënore, kur Hëna është duke kaluar nën hijen e Tokës. Kur Dielli dhe Hëna janë në anët e kundërta të Tokës, Hëna, nga Toka, duket e shndritshme, si disk i rrumbullakët dhe ne e emërtojmë Hëna e plotë. Kur Hëna është në mes të Tokës dhe Diellit, ajo, për ne duket e errët dhe ne e kemi quajtur Hëna e re.


7 commenti:

  1. super shpirtush te pakten per ne te shenjes se gaforres ke gjetur nje subjekt shume interesant per folur ^^

    RispondiElimina
    Risposte
    1. hhihhi shpirt te pelqeu? Dhe une prandaj zgjodha Henen te gjithe nuk i rezistojne pamjes se saj mahnitese duke e fiksuar ne nje foto. te puthh shume <3

      Elimina
  2. Risposte
    1. Elona me behet shume qefi qe te ka pelqyer :)te perqafoj

      Elimina
  3. Risposte
    1. Lela bukur shume faleminderit :) shume shpejt do behesh dhe ti pjese e blogut tim me disa foto

      Elimina
  4. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    RispondiElimina