Genta's Diary

Genta's Diary

lunedì 8 febbraio 2016

Nel guardaroba di una donna...

        Hej vajza, ja ku jemi serish bashke. E di, nuk jam shume aktive ne blog :( por jam e justifikuar :P Pasi nje pjese te mire te dites time e ze puna, nje pjese palestra dhe familja normalisht pjesen tjeter.
Atehere kete postim doja t'ja dedikoja garderobes tone, qe sic dihet tashme nga te gjithe eshte shume e rendesishme per ne femrat :P
        Si mendoni ju, cilat jan 10 gjerat me te rendesishme ne dollapin tuaj? Ose ndryshe pyetja mund te ishte cila veshje/rrobe ju eshte dukur me e domosdoshme? Une po listoj gjerat me te rendesishme qe sipas mendimit tim na duhen me patjeter. Theksoj para se te nis listen, eshte thjesht mendimi im dhe une nuk jam profesioniste por nje vajze qe mendon se vishet mire :)
Fillojme :

  • Kemisha e bardhe - Secila nga ne duhet te kete nje te tille ne dollap.Eshte zgjidhja perfekte dhe me e kombinueshme e mundur.Kemisha qendron shume bukur me nje fund te zi duke krijuar nje outfit per pune, mund te them dhe se kombinohet bukur dhe me nje pale jeans duke patur gjithmone kujdes me aksesoret dhe kepucet ne baze te eventit apo rastit. Nese jemi per ne pub nje kemishe e bardhe dhe jeans blu qendrojne shume bukur bashke duke i shtuar dhe nje pale taka Normale jo shume te larta dhe ndonje aksesor, nese jemi thjeshte per nje kafe mbasdite, eliminojme takat dhe i zevendesojme me balerina.
  • Fustani i zi - Jam e sigurt 100% se cdo femer ne bote e ka nje te tille, dhe beni shume mire qe e keni sepse un mendoj qe ju nxjerr nga situata :P Nese ndodh qe iu del nje rast i paplanifikuar me pare por ne momentet e fundit dhe sic ndodh zakonisht ju kap paniku, mos u friksoni e keni zgjidhjen :D eshte Fustani i Zi, me te do ndiheni e sigurt, plot klas dhe elegante.
  •  Kepuce nude(bezhe) ose te zeza - Jeni tipi qe nuk para shpenzoni per kepuce me taka, tipi qe nuk ju rastis ti vishni shpesh takat? Por ju duhen nje pale per ato rastet e rralla? Atehere mos u mendoni dy here, blini kepucet qe mund ti vishni me fund, fustan jeans apo pantallona me ngjyra dhe ato jane kepucet e zeza ose nude, te cilat mund ti vishni ne cdo rast pa ju dashur te shpenzoni per kepuce here pas here.
  • Pallto e zeze/Pellush ne ngjyre te erret - Per mendimin tim ose pallto ose pellushi jane te domosdoshem ne garderobe pasi edhe pse mund te jeni vajza te thjeshta apo tip sportiv nuk mund te shkoni kurre ne nje event apo te dilni per dreke/darke me xhup, keshtu qe ne ditet e ftohta te dimrit keto dy zgjedhje jane ideale.Por KUJDES ate duhet ta pershtatni me fizikun tuaj, jo cdo femer ka luksin te vesh gjithcka dhe te duket mire, psh: nje vajze e shkurter nuk mund te veshë nje pallto te gjate, nje femer e mbushur nuk mund te veshë pellush sepse do te dukej akoma dhe me e mbushur prandaj beni zgjedhjen tuaj duke patur parasysh veten jo te tjeret.
  • Blue Jeans - E di qe jeni ne nje mendim me mua e di shume mire.Xhinset blu ska si te ndodhe ndryshe te mos jene aty ne nje cep te dollapit :P Jane shume praktike dhe te kombinueshme.Per ne shkolle jane idealet.
  • Pantallona te zeza - Ndoshta jo te gjitha vajzat i pelqejne por te gjitha i kemi nje pale te tilla.Mendoj se duhen ne ato ditet e dimrit kur perton te kombinohesh dhe nuk ke kohe mjaftueshem, jane nje zgjidhje e shpejte.
  • Xhaketa Jeans - xhaketen jeans mund tja shtojme nje outfit-i pranveror ose vjeshtor, gjate pranveres fillojme te veshim ato fustanet me coloret e embla dhe ndodh gje gjate dites te jete ngrohte,ndersa gjate mbremjes freskohet keshtu qe xhaketa jeans eshte celsi.Kombinimi behet shume i kendshem dhe komod.
  • Balerinat - Patjeter qe nuk duhet te mungojne pasi jane shume komode, praktike dhe lehtesisht te kombinueshme. Ndoshta per disa femra nuk preferohen po jane aq te rehatshme vajza sa nuk i reziston dot. Jam e bindur qe ju duhet te keni me shume se 5 pale :)
  • Syzet e diellit - Pervecse te domosdoshme si aksesor per te kuruar pamjen tuaj une mendoj qe eshte dhe nje aksesor i rekomandueshem dhe shume i nevojshmem per tju mbrojtur nga dielli dhe si rrjedhim dhe nga rrudhat tek syte.Une personalisht i harroj gjithmone ne shtepi aq e vemendshme jam ndaj tyre :P por e di qe bej gabim, mos gaboni dhe ju si une.
  • Canta e zeze - Si cdo veshje dhe perzgjedhja e cantes varet nga tipi juaj, nga stili, nga aktiviteti qe keni. Keshtu qe kujdes kur beni zgjedhje ne dyqan. Gjithsesi ngjyra me e kombinueshme sidomos tani ne dimer tashme e dini qe eshte e zeza.

Ju perqafoj :D

2 commenti: