Genta's Diary

Genta's Diary

giovedì 18 febbraio 2016

I Tatuaggi

Hola!!!
Sot nje dite e zymte por kjo nuk me pengon te shkruaj per nje teme te preferuar per mua :) Tatuazhet
Si i keni marredheniet me vizatimet ne trup :P A keni ndonje tattoo? A keni deshire te beni nje te tille? Une po, kam shume deshire te bej disa poooor s'mundem nuk eshte shume etike per profesionin tim. Gjithsesi kete nuk mund ta konsideroj nje pengese duke patur parasysh sa e madhe eshte deshira per te patur tattoo.
Po ju flas pak per tatuazhet megjithese nuk dua te ndalem tek historia e tyre pasi ate e gjeni pothuajse ne cdo portal. 
Tatuazhi mund te jete gjithcka: nje mendim, nje besim, nje shenje, nje ide, nje kujtim qe nuk duam ta fshijme nga mendja dhe jeta jone.
Tatuazhi eshte art, art te cilit nuk mund ti vendosim nje vit te caktuar kur ka filluar.Por dime qe ka nisur qe ne kohet e hershme me ato vizatimet dhe metodat e para  duke mberritur deri ne ditet e sotme me ato detajet dhe metodat teknologjike mjaft te zhvilluara.Thuhet se tatuazhi ekziston 12 mije vjet para lindjes se Krishtit. Ndersa provat konkrete te tatuazheve te para thuhet se jane gjetur ne Egjipt, duke u perhapur keshtu dhe tek popujt e tjere.Keto krijime ne trup kane nje rendesi te vecante per nje individ ose per nje grup individesh. Kuptimi eshte celsi i nje tatuazhi. Por ka persona qe thjeshte u pelqen nje figure e caktuar dhe duan ta vizatojne dhe ne trupin e tyre pa patur nje kuptim  specifik. Nuk kam asgje kunder ketyre personave (midis tyre jam dhe une) sepse eshte trupi i tyre dhe eshte plotesisht e drejta e tyre te vendosin por do doja t'i jepja nje keshille: Kujdes kur vendosni te beni nje tattoo qe nuk ka nje kuptim te caktuar por thjeshte ju pelqen dicka per ta vizatuar ne trup , pasi ndodh shpesh qe s'do t'ju pelqeje me dhe dalim tek ai perfundimi qe nxjerrin te gjithe do beheni pishman :p Une personalisht kam nje tattoo qe per mua ka kuptim ne fakt sepse e kam te njejte me miken time te ngushte. Ishte nje vendim qe e mora ne moshen 17 vjecare dhe deri me sot nuk jam bere pishman asnje dite te vetme e para se eshte i rendesishem per mua e dyta se eshte tatto i bukur dhe e treta se e kam tek kemba dhe nuk e shoh shpesh :) Ne fakt mua me pelqejne shume dhe ato tattoo e vogla jo shume te ngarkuara. Tatuazhi i rradhes do te jete tek dora (do t'jua tregoj me foto ne ditet ne vazhdim).
Po ju deshironi te beni nje  tattoo? Nese deshironi mendimin tim PO, por kujdes ne perzgjedhje, te jete dicka e bukur per syrin, domethenese per ju.Mos harroni nese do merrni nje vendim te tille, duhet te jeni ne moshe madhore sepse do te jeni me te logjikshem, me te sigurte mbi zgjedhjen tuaj. Gjithashtu jam kunder tattoo-ve me inicialet e te dashurit/te dashures. Dashuria nuk tregohet ne kete menyre, pervec kesaj une di plot raste te cifteve qe jane ndare edhe pse kane patur te vizatuar germen e personit te zemres. Nese nuk doni te ndaheni me mir mos beni te tille tattoo :P Ah dhe e fundit keshille, zgjidheni me kujdes studion, te ciles do ti besoni tattoo-n sepse kjo eshte eshte lidhur drejteperdrejte me shendetin tuaj.
Vajza ju sugjeroj tatto te vogla dhe te kendshme, persa i perket djemve jane me te lire ne zgjedhje.




lunedì 8 febbraio 2016

Nel guardaroba di una donna...

        Hej vajza, ja ku jemi serish bashke. E di, nuk jam shume aktive ne blog :( por jam e justifikuar :P Pasi nje pjese te mire te dites time e ze puna, nje pjese palestra dhe familja normalisht pjesen tjeter.
Atehere kete postim doja t'ja dedikoja garderobes tone, qe sic dihet tashme nga te gjithe eshte shume e rendesishme per ne femrat :P
        Si mendoni ju, cilat jan 10 gjerat me te rendesishme ne dollapin tuaj? Ose ndryshe pyetja mund te ishte cila veshje/rrobe ju eshte dukur me e domosdoshme? Une po listoj gjerat me te rendesishme qe sipas mendimit tim na duhen me patjeter. Theksoj para se te nis listen, eshte thjesht mendimi im dhe une nuk jam profesioniste por nje vajze qe mendon se vishet mire :)
Fillojme :

  • Kemisha e bardhe - Secila nga ne duhet te kete nje te tille ne dollap.Eshte zgjidhja perfekte dhe me e kombinueshme e mundur.Kemisha qendron shume bukur me nje fund te zi duke krijuar nje outfit per pune, mund te them dhe se kombinohet bukur dhe me nje pale jeans duke patur gjithmone kujdes me aksesoret dhe kepucet ne baze te eventit apo rastit. Nese jemi per ne pub nje kemishe e bardhe dhe jeans blu qendrojne shume bukur bashke duke i shtuar dhe nje pale taka Normale jo shume te larta dhe ndonje aksesor, nese jemi thjeshte per nje kafe mbasdite, eliminojme takat dhe i zevendesojme me balerina.
  • Fustani i zi - Jam e sigurt 100% se cdo femer ne bote e ka nje te tille, dhe beni shume mire qe e keni sepse un mendoj qe ju nxjerr nga situata :P Nese ndodh qe iu del nje rast i paplanifikuar me pare por ne momentet e fundit dhe sic ndodh zakonisht ju kap paniku, mos u friksoni e keni zgjidhjen :D eshte Fustani i Zi, me te do ndiheni e sigurt, plot klas dhe elegante.
  •  Kepuce nude(bezhe) ose te zeza - Jeni tipi qe nuk para shpenzoni per kepuce me taka, tipi qe nuk ju rastis ti vishni shpesh takat? Por ju duhen nje pale per ato rastet e rralla? Atehere mos u mendoni dy here, blini kepucet qe mund ti vishni me fund, fustan jeans apo pantallona me ngjyra dhe ato jane kepucet e zeza ose nude, te cilat mund ti vishni ne cdo rast pa ju dashur te shpenzoni per kepuce here pas here.
  • Pallto e zeze/Pellush ne ngjyre te erret - Per mendimin tim ose pallto ose pellushi jane te domosdoshem ne garderobe pasi edhe pse mund te jeni vajza te thjeshta apo tip sportiv nuk mund te shkoni kurre ne nje event apo te dilni per dreke/darke me xhup, keshtu qe ne ditet e ftohta te dimrit keto dy zgjedhje jane ideale.Por KUJDES ate duhet ta pershtatni me fizikun tuaj, jo cdo femer ka luksin te vesh gjithcka dhe te duket mire, psh: nje vajze e shkurter nuk mund te veshë nje pallto te gjate, nje femer e mbushur nuk mund te veshë pellush sepse do te dukej akoma dhe me e mbushur prandaj beni zgjedhjen tuaj duke patur parasysh veten jo te tjeret.
  • Blue Jeans - E di qe jeni ne nje mendim me mua e di shume mire.Xhinset blu ska si te ndodhe ndryshe te mos jene aty ne nje cep te dollapit :P Jane shume praktike dhe te kombinueshme.Per ne shkolle jane idealet.
  • Pantallona te zeza - Ndoshta jo te gjitha vajzat i pelqejne por te gjitha i kemi nje pale te tilla.Mendoj se duhen ne ato ditet e dimrit kur perton te kombinohesh dhe nuk ke kohe mjaftueshem, jane nje zgjidhje e shpejte.
  • Xhaketa Jeans - xhaketen jeans mund tja shtojme nje outfit-i pranveror ose vjeshtor, gjate pranveres fillojme te veshim ato fustanet me coloret e embla dhe ndodh gje gjate dites te jete ngrohte,ndersa gjate mbremjes freskohet keshtu qe xhaketa jeans eshte celsi.Kombinimi behet shume i kendshem dhe komod.
  • Balerinat - Patjeter qe nuk duhet te mungojne pasi jane shume komode, praktike dhe lehtesisht te kombinueshme. Ndoshta per disa femra nuk preferohen po jane aq te rehatshme vajza sa nuk i reziston dot. Jam e bindur qe ju duhet te keni me shume se 5 pale :)
  • Syzet e diellit - Pervecse te domosdoshme si aksesor per te kuruar pamjen tuaj une mendoj qe eshte dhe nje aksesor i rekomandueshem dhe shume i nevojshmem per tju mbrojtur nga dielli dhe si rrjedhim dhe nga rrudhat tek syte.Une personalisht i harroj gjithmone ne shtepi aq e vemendshme jam ndaj tyre :P por e di qe bej gabim, mos gaboni dhe ju si une.
  • Canta e zeze - Si cdo veshje dhe perzgjedhja e cantes varet nga tipi juaj, nga stili, nga aktiviteti qe keni. Keshtu qe kujdes kur beni zgjedhje ne dyqan. Gjithsesi ngjyra me e kombinueshme sidomos tani ne dimer tashme e dini qe eshte e zeza.

Ju perqafoj :D