Genta's Diary

Genta's Diary

mercoledì 23 marzo 2016

Che lavoro fai?

Ciao a tutti!

    Kam bere mungesa ne blog sic e kam zakon:P  Por kam patur impenjime te tjera, pervec kesaj s'kam patur idete e qarta mbi ate qe do te postoja. Nejse.....


      Dua te shkruaj sot ne fakt per eksperiencat ne pune.Kam pershtypjen qe te gjitha jeni ne nje marredhenie pune, i dretohem ketu moshes 24 e siper, sepse ju qe jeni me te vogla impenjimin kryesor keni shkollen/fakultetin. Doja t'ju pyesja si ndiheni me punen qe beni? A e pelqeni? Lodheni shume? Marredhenia me koleget si eshte? Po nis nga vetja ti pergjigjem ketyre pyetjeve.

      Ekseprienca ime e pare e punes ka nisur ne nje qender kursesh para 4 vitesh. Mund te them qe fillimi ishte shuume i bukur. Po Po shume i bukur. Fiton nje vetebesim dhe nje siguri ne vetvete shume te madhe. Nisa te jepja mesim grupmoshave te ndryshme ne gjuhen italiane, ok e pranoj ishte dhe e veshtire pasi nuk dija shume mbi mesimdhenien por me kalimin e diteve behej cdo gje me thjeshte sepse une e kam dashur gjithmone kete profesion, dhe kur te pelqen dicka i perkushtohesh te japesh maksimumin. Keshtu ndodhi dhe me mua, u mundova te jap me te miren time dhe ia dola. Ka qene nje periudhe teper e bukur ne fakt sepse jam njohur me shume persona (ne kete rast nxenes) te ndryshem. Kete ka te mire ky profesion, qe ke fatin  te njihesh me grupmosha te ndryshme, me kapacitete te ndryshme, asnje dite nuk eshte e njejte, pra nuk kaplohesh nga monotonia. Pooor sa me shume te behesh e afte me kalimin e viteve aq me shume rriten kerkesat ndaj vetes dhe kjo te con te kerkosh me shume. A nuk dua te harroj pa permendur dicka: Ne kete qender ishim nje staf i vogel dhe drejtoreshen e kishim te re fare :P Keshtu qe pertej punes ne ishim dhe shoqe dhe kjo e bente punen ne fakt te ecte ne rrugen e duhur.S'dua te le pa permendur qe fal asaj eksperience sot kam ne rrethin tim shoqeror persona shume te cmuar dhe special per mua.
Pas kesaj nis dicka e re, filloj mesim ne nje shkolle private, them e re sepse te japesh mesim ne kurs dhe te japesh mesim ne nje shkolle ndryshon shume, dhe sdua te ndalem ketu te them ndryshimet por ata qe e ushtrojne si profesion e kuptojne shume mire. Ketu stafi qe me rrethonte ishte shume here me i madh dhe disa persona ishin te cuditshem fare:P Lodhja ishte ne nivele me te larta ashtu si dhe pergjegjsia. Nxenesit pastaj, eh nxenesit mbeten nxenesit, une i kuptoj shume mire. Ka patur momente qe nuk i duroja dot :P por prape se prape i doja shume, nuk e them se po shkruaj ketu, sa here mund te jem nevrikosur me ta, dites tjeter e harroja. Mund te them qe ne pergjithsi ishte nje eksperience e bukur, kam mesuar shume. Me koleget ka qene nje marredhenie e mire ne teresi po kishte dhe nga ato qe ta prishnin diten. E keni vene re ju qe ne cdo ambjent pune do ekzistoj patjeter nje person qe ben sikur i di te gjitha? Qe pa pranine e tij/saj nuk do kishte vazhdimsi puna?Qe po te mos jene ata cdo gje do ishte katrahur :p Se une e ve re gjithmone. Sdua te permend emra se eshte blogu im :P Ka te tjere qe jane shume serjoz duke i kaluar limitet. Por kam rastisur dhe persona shume te mire e te sjellshem.  Pasi mbarova nje vit pune ne kete institucion, i shkeputa marredheniet me kurset dhe mesimdhenien pasi ju perkushtova diplomes plus shijova pushimet :)
Poor njeriu nuk kenaqet kurre, ndejta nje periudhe prej 3 muajsh pa u interesuar per pune , refuzova dhe disa oferta sepse nuk e di c'doja po s'doja te merresha me mesimdhenien. Se di ne fakt si ja bejne disa njerez, si e vrasin kohen por te rrish pa pune apo pa u impenjuar ne dicka ishte e tmerrshme. Oret shkonin me dembeli dhe mua dita me dukej pafund e gjate edhe pse dilja me mikesha te miat apo merresha me palester apo lexoja ndonje liber.
Te kenaqesh me ate qe ke, do te thote te qendrosh ne vend numero ose, me keq akoma, te kthehesh pas. Ndaj ju jap nje keshille te gjithave nese ma lejoni: Jeni ne kohen dhe ne momentin e duhur per te kerkuar dhe dhene maksimumin nga vetja (po flas nga ana profesionale). Mundohuni te kerkoni me te miren per veten tuaj dhe mos u dorezoni para veshtiresive.
Nejse tani po ju tregoj pak mbi eksperiencen aktuale ne pune. Vazhdoj te punoj ne administrate ku dhe c'rol s'besoj se jane te rendesishme per tu ditur.Por dua te tregoj sesi ndihem. Si cdo fillim pune dhe kjo pati veshtiresite e veta, minutat e saj kritike por te perballueshme. Nuk jam 100% vetvetja se une kam shpirt artisti :p s'mund te rri 8 ore e mbyllur ne zyre por kjo eshte e vetmja ane negative. Ky pozicion me ka dhene mundesine te mesoj shume, te njoh persona te ndryshem. Kam krijuar miqesi shume te mira por kam dhe antipati per disa te tjere qe c'tju them.
Kjo ishte pak a shume e gjitha e permbledhur sa me shkurt :p

Tani pres te me shkruani ju e te tregoni per eksperiencen tuaj ne pune, ndonje situate te cuditshme :P




1 commento:

  1. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    RispondiElimina